Gërvalla e pati caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren Suada Hamza, për të cilën gruaja e vrarë mbrëmë kishte kërkuar të merreshin masa

Prokurorja Suada Hamza është emri më i komentuar i momentit. Kjo për faktin se vrasja e Arlinda Zekajt lidhet pikërisht me neglizhencës që organet e sigurisë dhe të hetuesisë në Pejë i kishin bërë.
Arlinda Zekaj në shumë raste kishte raportuar për dhunën e përdorur në drejtim të saj dhe e njëjta kërkoi siguri e drejtësi- dy gjëra të cilat nuk iu ofruan dhe e njëjta u vra mizorisht nga kunati i saj.
Arlinda Zekaj, viktima e vrasjes në Vitomiricë, ishte ankuar edhe tek Kryeprokurorja në Pejë, së cilës i kishte kërkuar marrjen e masave – veç tri ditë para ngjarjes.
Ajo ndonëse të dielën e 25 tetorit raportoi rast për dhunë në familje, nga Policia e Kosovës u dërgua sërish në shtëpinë e saj, aty ku disa minuta më pas u vra nga kunati i saj, i cili është ende në arrati dhe Policia tanimë e shpalli në kërkim, raporton lajmi.net.
Por Suada Hamza, e cila ishte prokurore e rastit ishte “shpërblyer” pikërisht nga pushteti i tanishëm.
Kuvendi i Kosovës pati miratuar me 63 vota për përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, të udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla.
Në mesin e anëtarëve të rinj të komisionit është edhe prokurorja Suada Rama-Hamza, e cila është emëruar zëvendësanëtare për fushën e së Drejtës Kushtetuese dhe Bazave të Sistemit Gjyqësor. Në të njëjtën fushë, anëtare e komisionit është Anita Prenaj-Krasniqi.
Përbërja e re e komisionit, e miratuar me 63 vota për në Kuvendin e Kosovës, përfshin këta emra:
Arian Gashi, kryetar i komisionit, dhe Ersan Qavolli, zëvendësanëtar – E Drejta Penale, materiale dhe procedurale.
Lumni Sallauka, zëvendëskryetar, dhe Arsim Hamzai, zëvendësanëtar – E Drejta Civile, materiale dhe procedurale.
Anita Prenaj-Krasniqi, anëtare, dhe Suada Rama-Hamza, zëvendësanëtare – E Drejta Kushtetuese dhe Bazat e Sistemit Gjyqësor.
Burim Shala, anëtar, dhe Nehat Qelaj, zëvendësanëtar – E Drejta Tregtare, E Drejta e Punës dhe E Drejta Administrative.
Bujar Muzaqi, anëtar, dhe Hysni Ismaili, zëvendësanëtar – E Drejta Ndërkombëtare dhe E Drejta e Bashkimit Evropian.
Duke folur për mënyrën e trajtimit të ankesave të kandidatëve, Gërvalla ka deklaruar se është evidentuar mungesë e shqyrtimit substancial dhe individual të tyre, si dhe përdorim i përgjigjeve të standardizuara pa arsyetim konkret.
Sipas ministres Gërvalla, këto gjetje kanë qenë ndër arsyet që kanë shtyrë Ministrinë e Drejtësisë të propozojë ndryshimin e përbërjes së komisionit, me synimin për të përmirësuar mënyrën e organizimit dhe administrimit të provimit.
Gërvalla ka theksuar gjithashtu se analiza krahasuese e rezultateve të kalueshmërisë ka treguar dallime të mëdha ndërmjet dy periudhave.
“Në aspektin statistikor, analiza krahasuese e rezultateve ndërmjet dy periudhave tregon një shpërputhje të theksuar në standardin e vlerësimit. Ndërkohë që në periudhën 2023–2025 kalueshmëria në provim sillet në nivelin 3%–4%, në periudhën 2021–2023 ajo arrinte deri në mbi 34%”, ka deklaruar ministrja.
Ajo ka përmbledhur se, sipas vlerësimit të Ministrisë, procesi gjatë më shumë se dy viteve është shoqëruar me probleme që lidhen me transparencën, respektimin e kornizës programore dhe ligjore, arsyetimin e vlerësimeve, dokumentimin dhe trajtimin e ankesave.
Përbërja e re e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë.
Por, gjatë verës së vitit 2026, viktima e vrasjes në Pejë, Arlinda Zekaj, kishte kërkuar inicimin e procedurës disiplinore ndaj prokurores, Suada Hamza. Kjo e fundit, sipas tashmë së ndjerës, kishte neglizhuar rastin për djalin e saj, i cili kishte mbetur nën përkujdesjen e personave të tjerë. Kryeprokurorja, e Pejës, Lumturije Vuçetaj, kishte refuzuar kërkesën e viktimës për prokuroren Hamza.

Lexo edheAktakuzë ndaj një të dyshuari për pjesëmarrje në sulmin në Banjskë
Kurse më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Suada Hamza, me propozim të Ministrisë së Gërvallës, ishte caktuar zëvendës anëtare në Komision.
Ankesë ndaj prokurores Suada Hamza pati bërë edhe avokatja e rastit të Arlinda Zekajt,
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, znj. Lumturije Vuçetaj, si Autoritet Kompetent, në bazë të nenit 9 par. 1 nën par. 1.5 lidhur me par. 6 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,¹ me datë 21.08.2026, nxjerr:
VENDIM
HEDHET kërkesa për inicimin e procedurës disiplinore
KUNDËR:
SUADA HAMZA, prokurore e shtetit në Prokurorinë Themelore në Pejë – Departamenti për të Mitur, e parashtruar me datë 28.07.2026 nga Av. Adelina R. Hoxha, për shkelje të pretenduar disiplinore të kryer nga prokurorja në fjalë.
Pasi që ankesa është e pabazuar dhe nuk ka të bëjë me ndonjë shkelje disiplinore.
Arsyetim
Pretendimet e parashtruesit të ankesës disiplinore:
Në ankesën e saj Av. Adelina R. Hoxha ka theksuar: “Ankesë Disiplinore 1. Për shkak të dyshimit të bazuar për shkelje të detyrave zyrtare, 2. Pakujdesi të rëndë profesionale, 3. Mosushtrim efektiv të funksionit prokurorial, 4. Mosmarrje të masave urgjente për mbrojtjen e fëmijës, 5. Aprovimin e marrjes në pyetje të fëmijës pa garancitë e nevojshme profesionale dhe ligjore, respektivisht pa prani të psikologut, 6. Lejimi i qëndrimit të fëmijës tek personi i tretë, në plotësim të dëshirës së fëmijës! Dëshirë e cila nuk është konfirmuar nëse është manipulim. 7. Lejimi i qëndrimit të fëmijës tek personi i tretë në kundërshtim me ligjin, personi i tretë i dyshuar në po…/Lajmi.net/










