A i takon apo jo Çakorri, Kosovës? – flasin Haradinaj e Markoviq
BILLI
Lexo edheMbrojtësi i Kosovës një humanist i madh, i pranishëm në iftarin e shtuar nga ‘Jetimat e Ballkanit’
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se ende nuk e kanë të përfunduar përcaktimin e vijës kufitare me Kosovën, sa i përket marrëveshjes së arritur për Demarkacionin.
Sipas tij kjo do të bëhet kur të formohet një komision dhe të dyja palët flasin haptas me njëra tjetrën, njofton Klan Kosova.
I pyetur të komentojë deklaratat e homologut të tij kosovar Ramush Haradinaj se ”Çakorri i takon Kosovës”, kryeministri malazez Markoviq ka thënë prapë se ”të dy palët duhet të jenë reale me njëra-tjetrën”.
Lexo edheMbrojtësi i Kosovës një humanist i madh, i pranishëm në iftarin e shtuar nga ‘Jetimat e Ballkanit’
Nga ana e tij kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka mundur të thotë siç thotë shpesh se ”Çakorri i takon Kosovës”.
Ai u pajtua me homologun e tij, Dushko Markoviq, se çështja e Demarkacionit duhet të zgjidhet në një mënyrë të bashkëpunimit dhe mirëbesimit mes dy shteteve, njofton Klan Kosova.