Mbrojtësi i Kosovës një humanist i madh, i pranishëm në iftarin e shtuar nga ‘Jetimat e Ballkanit’
BILLI
Lexo edheFeronikeli ndërprenë bashkëpunimin edhe me këtë futbollist
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka arritur në vendlindjen e tij para ndeshjeve të “Dardanëve” që zhvillohen në muajin qershor.
Futbollisti nga Skënderaji para ardhjes në Kosovës kompletoi transferimin te gjiganti belg Standard Liege nga Royal Excel Mouscron.
Ndërkaq, në ndeshjet e qershorit kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, Vojvoda është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën, shkruan Zëri.info.
Pas ardhjes në Kosovë, Vojvoda ka falënderuar shoqatën “Jetimet Ballkanit”, ku është takuar me drejtorin Halil Kastrati.
Lexo edheFeronikeli ndërprenë bashkëpunimin edhe me këtë futbollist
Vojvoda ka qenë i pranishëm në shpërndarjen e iftarit për ditën e djeshme.
Ndryshe, futbollistët e Kosovës vlerësohen mjaft humanistë, derisa javë më parë dhuruan fonde për ndërtimin e një shtëpie, pikërisht te “Jetimet e Ballkanit”./Zëri.info