A do ta rrëzoj Vetëvendosje Qeverinë Haradinaj?! Kjo është përgjigja e papritur e Rexhep Selimit
BILLI
Lexo edheDeputeti i Kosovës: Qëllimi përfundimtar – kufiri i ri në Ibër
Lista Serbe ka dal sot nga Qeveria e Kosovës, në shenjë revolte për arrestimin e Marko Gjuriqit gjatë ditës së djeshme. Një gjendje e tillë nuk përjashton mundësinë për inicimin e një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj, duke pasur parasysh disponimin qe një kohë të gjatë të opozitës për rrëzimin e qeverisë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se VV nuk do t’ia bëjë asnjëherë numrat Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë, duke shtuar se Qeveria Haradinaj do të duhej të rrëzohej për shkaqe tjera e jo për shkak të kërkesës së Listës Serbe.
“Ne nuk mund të kërkojmë pse po dëshiron Lista Serbe ,ne kërkojmë shkarkimin e qeverisë për çështje të tjera. Vetëvendosje nuk ia bën numrat Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë, ndoshta qeveria do të duhej të binte pas ratifikimit të demarkacionit. Kjo qeveri i ka pasur ditët e numëruara por nuk duket të bie për shkak të kërkesës së Listës Serbe”, ka thënë Selimi në KTV.
Lexo edheDeputeti i Kosovës: Qëllimi përfundimtar – kufiri i ri në Ibër
Kujtojmë se menjëherë pasi ishte themeluar Qeveria Haradinaj, opozita në krye me VV-në dhe LDK-në kishin paralajmëruar rrëzim të shpejtë të qeverisë.