HomeLajmeVala e të nxehtit, IKSHPK me këshilla për qytetarët: Pini ujë dhe...

Vala e të nxehtit, IKSHPK me këshilla për qytetarët: Pini ujë dhe shmangni vapën

Të ngjajshme

Topi i Botërorit ndez polemika, Schmeichel: Është ndërtuar për të shënuar gola

Topi zyrtar i Botërorit 2026, Adidas Trionda, është kthyer në...

Vala e të nxehtit, IKSHPK me këshilla për qytetarët: Pini ujë dhe shmangni vapën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka...

Alvarez i vendosur, Barcelona mbetet destinacioni i vetëm

Julián Álvarez vazhdon të jetë i vendosur për t’u...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre gjatë ditëve me temperatura të larta.

Përmes një njoftimi, IKSHPK ka rekomanduar që qytetarët të konsumojnë sa më shumë ujë gjatë ditës, me qëllim shmangien e dehidratimit, si dhe të ushqehen me produkte të lehta dhe të freskëta.

Instituti ka këshilluar gjithashtu shmangien e pijeve alkoolike dhe atyre me përmbajtje të lartë sheqeri, të cilat mund të ndikojnë negativisht në organizëm gjatë temperaturave të larta.

Ndër masat tjera mbrojtëse, IKSHPK rekomandon veshjen e rrobave të lehta, freskimin e rregullt të trupit me ujë dhe shmangien e ekspozimit të panevojshëm ndaj vapës.

Qytetarëve u bëhet thirrje që të kujdesen veçanërisht për personat më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta, si të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz