HomeLajmeVala e të nxehtit, IKSHPK me këshilla për qytetarët: Pini ujë dhe...

Vala e të nxehtit, IKSHPK me këshilla për qytetarët: Pini ujë dhe shmangni vapën

Të ngjajshme

Vendosja e laurës në Prevallë, ministrja bën thirrje për qetësi

Ministrja Fitore Pacoli iu është drejtuar me një mesazh...

Basha: Po realizohet ura e tretë mbi lumin Ibër

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha...

Haxhiu në KAMO 2026: Në mendjet e nxënësve që garojnë me dije merr formë e ardhmja jonë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre gjatë ditëve me temperatura të larta.

Përmes një njoftimi, IKSHPK ka rekomanduar që qytetarët të konsumojnë sa më shumë ujë gjatë ditës, me qëllim shmangien e dehidratimit, si dhe të ushqehen me produkte të lehta dhe të freskëta.

Instituti ka këshilluar gjithashtu shmangien e pijeve alkoolike dhe atyre me përmbajtje të lartë sheqeri, të cilat mund të ndikojnë negativisht në organizëm gjatë temperaturave të larta.

Ndër masat tjera mbrojtëse, IKSHPK rekomandon veshjen e rrobave të lehta, freskimin e rregullt të trupit me ujë dhe shmangien e ekspozimit të panevojshëm ndaj vapës.

Qytetarëve u bëhet thirrje që të kujdesen veçanërisht për personat më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta, si të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz