HomeLajmePërleshje mes dy policëve brenda stacionit në Prishtinë, IPK rekomandon suspendimin e...

Përleshje mes dy policëve brenda stacionit në Prishtinë, IPK rekomandon suspendimin e tyre

Të ngjajshme

Mësohet përballja e parë e 1/32 së finales në Kupën e Botës

Faza e grupeve në Kupën e Botës po shkon...

Xheneta lajmërohet nga palestra, shkëlqen me paraqitje

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është...

Tërmeti godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 4 ndodhi  në lagjen Battalgazi...

Përleshje mes dy policëve brenda stacionit në Prishtinë, IPK rekomandon suspendimin e tyre

Një incident mes dy zyrtarëve policorë ka ndodhur mbrëmjen...

Një incident mes dy zyrtarëve policorë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje ata dyshohet se janë përfshirë edhe në rrahje. Lidhur me rastin, IPK ka nisur hetimet dhe ka rekomanduar suspendimin e tyre.

Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, bëri të ditur se nga veprimet fillestare hetimore ekziston dyshimi se dy policët, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe po hetohen për veprën penale “Sulm”.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se është njoftuar për këtë rast. Nga veprimet fillestare hetimore të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës ekziston dyshimi se mbrëmë dy zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda objektit të Stacionit Policor Jugu janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale ‘Sulm’”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të IPK-së.

Sipas IPK-së, hetuesit janë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Po ashtu, IPK ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të përfshirë në rast, deri në përfundimin e procedurave hetimore.

“IPK ka rekomanduar Policinë e Kosovës për suspendimin e dy zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast”, thuhet më tej në konfirmimin e institucionit.

Inspektorati Policor i Kosovës ka theksuar se çdo veprim i zyrtarëve policorë që cenon integritetin policor apo ndikon negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet të plotë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz