HomeLajmeVajza e Ikballe Hudutit nga Irani kërcënonte aleatët e Kosovës: Do ta...

Vajza e Ikballe Hudutit nga Irani kërcënonte aleatët e Kosovës: Do ta luftojmë Amerikën e Izraelin

Të ngjajshme

Tërmeti godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 4 ndodhi  në lagjen Battalgazi...

Përleshje mes dy policëve brenda stacionit në Prishtinë, IPK rekomandon suspendimin e tyre

Një incident mes dy zyrtarëve policorë ka ndodhur mbrëmjen...

Agim Veliu: Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë legjitime

Agim Veliu ka reaguar ashpër ndaj situatës së brendshme...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo...

Zehra Haduti, e bija e Ikballe Berisha-Haduti, e cila u shpall sot non-grata nga Shqipëria, është edhe më ekstremiste se nëna e saj në raport me aleatët e Kosovës.

Para disa vitesh, ajo ka studiuar në Iran dhe nga atje ajo kishte shpalosur qëndrimet e saj në raport me Amerikën dhe Izraelin.

Në një intervistë për televizionin “Nasr Tv”, e cila është realizuar para një dekade, ajo ishte zotuar për të luftuar Iranin dhe Amerikën.

Unë jam Zehra Huduti nga Kosova, vendi më i ri në Evropë, para 12 vitesh i njohur si ish-Jugosllavia. Pas luftës ne u pavarësuam dhe janë bërë 11 vite që ne jemi të pavarur dhe një vend i ri. Unë studioj në Iran. Tash jam në këtë konferencë, për ri-zgjimin islam. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tim që nuk është një vend islamik. Unë kam nevojë për diçka të tillë, si kjo konferencë, që të mund të bëjë diçka në vendin tim, pas kësaj konference”, kishte thënë ajo, duke u zotuar për luftimin e Amerikës dhe Izraelit.

Myslimanët janë të bashkuar. Por, me këtë konferencë, ne mund ta luftojmë Izraelin dhe Amerikën”, kishte deklaruar ajo”, kishte thënë ajo.

Sot Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë kanxjerr urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për shtetesen Ikballe Huduti (Berisha), transmeton nacionale.

Ky vendin është marrë një ditë pasi i janë publikuar fotografitë e Hudutit në protestat e Tiranës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz