Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë një apel për Policinë e Kosovës.
Sipas Bajqinovcit, Policia duhet të marrë masa ndaj ngasësve të trotineteve elektrikë dhe biçikletave që po qarkullojnë nëpër sheshe dhe zona këmbësorësh.
Më tutje ai thotë se zhurma e madhe që shkaktojnë motoçikletat e fuqishme nëpër rrugët e kryeqytetit duke i terrorizuar qytetaret, shpejtësia e lartë dhe lëvizja e pakontrolluar në hapësirat publike po rrezikojnë komunikacionin.
Postimi i plotë:
Apel për Policinë e Kosovës
Policia e Kosovës urgjentisht duhet që të ndërmarrë masa ndaj ngasësve të trotineteve elektrikë dhe biçikletave që po qarkullojnë nëpër sheshe dhe zona këmbësorësh, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.
Po ashtu, zhurma e madhe që shkaktojnë motoçikletat e fuqishme nëpër rrugët e kryeqytetit duke i terrorizuar qytetaret, shpejtësia e lartë dhe lëvizja e pakontrolluar në hapësirat publike po rrezikojnë komunikacionin dhe po shqetësojnë qytetarët. Trotinetet, motoçikletat dhe biçikletat nuk duhet të lejohen të qarkullojnë në sheshin e qytetit mes këmbësorëve, pasi çdo ditë rrezikojnë fëmijët, të moshuarit dhe të gjithë qytetarët.
Sheshet janë për këmbësorët, jo për gara me trotinete, motoçikleta apo biçikleta. Kërkoj që të shtohen kontrollet, të ndëshkohen shkelësit dhe, kur është e nevojshme, t’u konfiskohen mjetet atyre që shkelin ligjin dhe vënë në rrezik jetën e të tjerëve.
Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet.