HomeLajmeAgim Veliu: Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë legjitime

Agim Veliu: Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë legjitime

Të ngjajshme

Agim Veliu ka reaguar ashpër ndaj situatës së brendshme në Lumir Abdixhiku dhe kërkesave për dorëheqjen e tij nga drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke i cilësuar ato si plotësisht legjitime dhe të drejta.

Sipas Veliut, kërkesat për dorëheqje burojnë nga fakti se Abdixhiku ka marrë merita për sukseset e pretenduara të partisë, ndërsa tani duhet të marrë përgjegjësi për rezultatet zgjedhore që ai i cilëson si dështim.

“LDK-ja, nën drejtimin e tij, ka mbetur e ngujuar në vendin e tretë dhe nuk ka arritur të rikthehet si alternativë serioze për pushtet, pavarësisht premtimeve dhe kontrollit të plotë mbi partinë”, ka deklaruar Veliu.

Ai thekson se mungesa e rezultateve në disa cikle zgjedhore dhe mungesa e reflektimit politik, sipas tij, përbëjnë pengesë për reformimin e partisë.

Veliu ka kritikuar edhe reagimin e Abdixhikut ndaj kryetarëve të degëve në Lipjan, Pejë dhe Prishtinë, të cilët kishin kërkuar dorëheqjen e tij, duke e cilësuar si “arrogant”.

“Në vend që të reflektonte mbi kritikat, ai kërkoi dorëheqjen e dy kryetarëve të degëve që kanë fituar zgjedhjet në komunat e tyre, ndërsa vetë nuk po jep llogari për rezultatet në nivel qendror”, ka shtuar ai.

Në fund, Veliu vlerëson se mënyra e udhëheqjes së Abdixhikut po dërgon mesazhin se në parti ndëshkohen kritikët, jo ata që nuk arrijnë rezultate.

“Kur një lider kërkon të heshtë kritikët dhe të mbrojë veten nga përgjegjësia politike, problemi nuk është vetëm rezultati zgjedhor, por mënyra se si kuptohet demokracia dhe funksionimi i brendshëm i partisë”, përfundon reagimi i Veliut.

Postimi i plotë: 
Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë plotësisht legjitime dhe të drejta. Ato burojnë nga fakti se ai mori përsipër meritat për çdo sukses të pretenduar, prandaj duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin.
Nën drejtimin e tij, LDK-ja mbeti e ngujuar në vendin e tretë, pa arritur të rikthehet si alternativë serioze për pushtet, pavarësisht premtimeve të mëdha dhe kontrollit të plotë mbi partinë.
Pas disa cikleve zgjedhore pa rezultatet e premtuara, qëndrimi në krye të partisë pa reflektim politik shihet si mungesë përgjegjësie dhe pengesë për reformimin e LDK-së.
Edhe më shqetësues ishte reagimi arrogant i Abdixhikut ndaj kryetarëve të Lipjanit, Pejës dhe një dege të kryeqytetit, të cilët kërkuan dorëheqjen e tij.
Në vend se të reflektonte mbi kritikat, ai reagoi duke kërkuar dorëheqjen e dy kryetarëve të degëve që kanë fituar vazhdimisht zgjedhjet në komunat e tyre, ndërsa vetë refuzon të japë llogari për rezultatet e partisë në nivel qendror.
Duke u sjellë si pronar partie e jo si kryetar i zgjedhur, Abdixhiku po dërgon mesazhin se në LDK ndëshkohen ata që kërkojnë llogaridhënie, jo ata që dështojnë.
Kur një lider kërkon të heshtë kritikët, të ndëshkojë fituesit dhe të mbrojë veten nga përgjegjësia politike, problemi nuk është më vetëm rezultati zgjedhor. Problemi është mënyra se si ai e kupton demokracinë, debatin e brendshëm dhe vetë funksionimin e partisë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz