HomeLajmeLista Serbe mobilizon punëtorët e Institucioneve paralele për tubimin e Vuçiçit në...

Lista Serbe mobilizon punëtorët e Institucioneve paralele për tubimin e Vuçiçit në Beograd më 27 qershor

Të ngjajshme

Trajneri i Ghanës pas ndeshjes me Anglinë: VAR-i ishte në pushim

Trajneri i Ghanës, Carlos Queiroz, nuk i fshehu kritikat...

Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Është dita e 24-të e protestës në Tiranë. Dhjetëra mijëra...

Zyrtare së shpejti: Grimaldo drejt Atletico Madridit

Alejandro Grimaldo është shumë pranë transferimit te Atletico Madridi....

Nesër nisin punimet në kyçjen e Mazgitit, paralajmërohen kufizime të përkohshme në trafik

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nga...

Punonjës të institucioneve paralele serbe në Kosovë pretendojnë se po përballen me presion për të marrë pjesë në tubimin politik të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i paralajmëruar për 27 qershor në Beograd.

Sipas dëshmitarëve të kontaktuar nga portali VeritasInfo, në disa institucione tashmë po përgatiten lista me emrat e të punësuarve që pritet të udhëtojnë drejt Serbisë.

Burimet pohojnë se në sektorë të ndryshëm, përfshirë arsimin, shëndetësinë, i ashtuquajturi autoritet i përkohshëm dhe ndërmarrja komunale “Standard”, po hartohen lista me emrat e punonjësve që pritet të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Sipas tyre, pjesëmarrja paraqitet zyrtarisht si vullnetare, megjithatë në praktikë thuhet se po ushtrohet presion ndaj të punësuarve për të siguruar një numër sa më të madh pjesëmarrësish.

“Askush nuk ju thotë drejtpërdrejt se duhet të shkoni, por drejtorët e institucioneve, të cilët janë të gjithë nga Lista Serbe, e bëjnë të qartë se do ta dinë kush ka qenë i pranishëm dhe kush jo”, ka deklaruar një nga dëshmitarët për Veritasinfo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz