HomeLajmeHaxhiu: Rinumërimi po dëshmon gabime në vota, te partitë e tjera mund...

Haxhiu: Rinumërimi po dëshmon gabime në vota, te partitë e tjera mund të jenë edhe më të mëdha

Të ngjajshme

Nesër nisin punimet në kyçjen e Mazgitit, paralajmërohen kufizime të përkohshme në trafik

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nga...

Tri gjërat që duhet t’i dini për Sunny Hill Festival 2026

Së shpejti nis festivali më i madh i muzikës...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje

Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për...

Palatova: Diversiteti kulturor po forcon identitetin e Kosovës

Në Ditën e Komunitetit Egjiptian të Kosovës, shefja në...

Lekaj: AAK s’bëhet “patericë” e Kurtit, nuk hyn në qeveri me VV-në

Pal Lekaj ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e...

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka folur rreth ankesës së tij për rinumërim të votave të kandidatëve të PDK-së për deputet.

Haxhiu tha se sipas rinumërimit të KQZ-së nga 5201 vota, atij i janë shtuar 6, teksa shtoi se nëse ky projeksion vazhdon, atëherë nga 147 mijë vota atij do t’i shtoheshin rreth 170 vota, kurse kandidatë të tjerë do të humbnin mbi 200 vota.

“Numërimi po na dëshmon, me këtë mostër të 5201 votave të PDK-së, që ka gabime në numërim, nuk është ky gabim i vogël në një mostër prej 3.5%”, tha ai.

Bekim Haxhiu shtoi se ka përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me ankesën që ai ka paraqitur.

“Para se me bë ankesën e kam takuar kryetarin e PDK-së, ka qenë pro ankesës dhe është që të verifikohet çdo votë… Besoj që edhe te LDK edhe te partitë tjera, nëse do kishin guxim për të kërkuar rinumërim, gabimet do ishin edhe më të mëdha sepse e kam bërë analizën, por le të lodhen për vete. Le të lodhen për vete nëse dojnë me i gjet gabimet sepse gabimet te LDK-ja dhe partitë e tjera janë më të mëdha se sa te PDK-ja, mirëpo secili e mat me guxim dhe takat të vetin. Nuk është kjo hajni e votave brenda PDK-së, këto janë gabime të qëllimshme ose të paqëllimshme të numëruesve të subjekteve tjera”, potencoi kandidati për deputet i PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz