Nesër nisin punimet në kyçjen e Mazgitit, paralajmërohen kufizime të përkohshme në trafik
dp

Lexo edhePolicia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje

Sipas njoftimit të ministrisë, punimet do të fillojnë më 25 qershor 2026, në orën 11:00, dhe do të realizohen nga operatori ekonomik i kontraktuar për këtë projekt.
Për shkak të zhvillimit të punimeve, në këtë segment rrugor priten vështirësi dhe ngarkesa të përkohshme në trafik, ndërsa qytetarët janë ftuar të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur pritjet dhe vonesat.
Ministria ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim të garantimit të sigurisë gjatë zhvillimit të punimeve.

Lexo edhePolicia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje
Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e sanimit të dëmtimeve në këtë nyje të rëndësishme rrugore, duke falënderuar publikun për bashkëpunimin. /Lajmi.net/