HomeLajmeLajmet e FunditShoqërohen në Polici 4 persona, shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica“

Shoqërohen në Polici 4 persona, shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica“

Të ngjajshme

Gresa publikon këngën dedikuar motrës së saj, “100 vjet bashkë”, vëmendja tek klipi

Këngëtarja e njohur kosovare Gresa Behluli ka publikuar projektin...

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër drogës dhe grupeve kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari,...

Xhaka titullar i padiskutueshëm/ Formacionet zyrtare: Zvicër – Kanada

Granit Xhaka zbret zyrtarisht titullar dhe me shiritin e...

Katër persona janë shoqëruar në Polici e më pas janë liruar pasi që tentuan të shkruanin grafite në një mural në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

Në muralin e një ndërtese afër shtatores së Car Llazarit, veçse ishte arrituar të shkruhej “Kosovska Mitrovica”, “Millan”, “Luka”, “Petar Pavle” e përshkrime të tjera.

Për atë që shkroi “Kosovska Mitrovica”, organet e rendit shqiptuan një gjobë për vandalizëm.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri të Policisë së Kosovës tha për RTKLive se asnjë iniciativë e tillë nuk mund të merret pa lejen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

“Kishin qenë duke u përgaditur për ta bërë një mural. I kemi sjellë në stacion të Policisë. Njërit ia kemi shqiptuar një tiketë për vandalizëm që e ka shkrujt aty “Kosovoska Mitrovica” dhe u kemi thënë se pa dhënë aprovimin MAPL, ata nuk bën me ndërtu asgjë”, theksoi Elshani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz