Skuadra e Hajduk Splitit ka shënuar fitore 4:0 ndaj Shkëndijës së Tetovës në miqësoren e zhvilluar mbrëmë në Slloveni.
Për skuadrën kroate debutoi Etnik Brruti, shkruan Indeksonline
Ish-mesfushori i Superligës së Kosovës luajti disa minuta dhe ishte shumë pranë të bënte një asist qysh në debutim.
Por, edhe pse bashkëlojtari i tij doli veç me portier – ai nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.
Brruti firmosi me klubin kroat si “lojtar i lirë”./Indeksonline/