HomeSportFIFA pritet të ndryshoj rregullin për penallti para fazës së 1/16-ave të...

FIFA pritet të ndryshoj rregullin për penallti para fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës

Të ngjajshme

Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Është dita e 24-të e protestës në Tiranë. Dhjetëra mijëra...

Zyrtare së shpejti: Grimaldo drejt Atletico Madridit

Alejandro Grimaldo është shumë pranë transferimit te Atletico Madridi....

Nesër nisin punimet në kyçjen e Mazgitit, paralajmërohen kufizime të përkohshme në trafik

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nga...

Tri gjërat që duhet t’i dini për Sunny Hill Festival 2026

Së shpejti nis festivali më i madh i muzikës...

FIFA po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm në ekzekutimin e penalltive, i cili pritet të zbatohet gjatë fazës eliminatore të Kupës së Botës.

Sipas propozimit të ri, procesi do të thjeshtohet duke u bazuar në vetëm një hedhje monedhe, shkruan IndeksOnline.

Ekipi që fiton shortin do të ketë të drejtën të zgjedhë mes dy opsioneve: të ekzekutojë penalltinë e parë ose të përcaktojë portën ku do të zhvillohet seria e penalltive.

Nga ana tjetër, skuadra humbëse e shortit do të marrë automatikisht opsionin e mbetur.

Aktualisht, në shumicën e garave ndërkombëtare zhvillohen më shumë procedura para fillimit të serisë së penalltive, përfshirë përcaktimin e portës dhe ekipit që gjuan i pari. Me rregullin e ri, FIFA synon ta bëjë procesin më të shpejtë dhe më efikas.

Mbetet të shihet nëse ky propozim do të miratohet përfundimisht dhe si do të ndikojë në dinamikën e penalltive në fazat vendimtare të Kupës së Botës./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz