HomeLajmePërplasen trenat në Londër: Një viktimë dhe disa të plagosur

Përplasen trenat në Londër: Një viktimë dhe disa të plagosur

Të ngjajshme

Reali hedh poshtë zërat për transferimin e Olises

Michael Olise dhe Real Madrid janë kryefjala e kësaj...

Haziri: Bashkëpunimi politik është rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës institucionale

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Hasani, për çështjen e presidentit: Kurti kërkon një robot, një diçka që s’ka tru

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka...

Pas drejtorit sportiv, Malisheva zyrtarizon dhe trajnerin e ri

Malisheva ka bërë ndryshime në hierarki. Pas Arbias Morinës, nënkampionët...

Shpëtohen nga mbytja në Ksamil dy turistë ukrainas

Dy turistë ukrainas u shpëtuan nga Policia e Shqipërisë,...

Një makinist treni ka vdekur dhe 89 persona janë plagosur pasi dy trena u përplasën në zonën e Bedford në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në jug të Bedfordit, kur një tren i kompanisë East Midlands Railëay, që udhëtonte nga Corby drejt Londrës, u përplas me një tjetër tren të së njëjtës kompani që po lëvizte nga Nottingham drejt kryeqytetit britanik. Sipas autoriteteve, drejtuesi i trenit që goditi nga pas mjetin tjetër humbi jetën në vendngjarje.

Shërbimet e emergjencës raportuan se 89 persona mbetën të plagosur. Prej tyre, 11 pësuan lëndime shumë të rënda, 22 të tjerë u plagosën rëndë, ndërsa 56 morën plagë më të lehta. Në operacionin e shpëtimit u angazhuan dhjetëra ambulanca, ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë mjekësorë.

Autoritetet britanike kanë nisur një hetim të gjerë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Hetuesit po analizojnë të dhënat teknike dhe sistemet e sinjalizimit, ndërsa shkaku i saktë i përplasjes mbetet ende i paqartë.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe zyrtarë të tjerë të lartë shprehën ngushëllimet për familjen e viktimës dhe falënderuan ekipet e emergjencës për reagimin e shpejtë. Ndërkohë, trafiku hekurudhor në linjën drejt Londrës u ndërpre për disa orë, duke shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz