Francesco Bagnaia shkëlqen këtë të shtunë. Piloti italian i Ducatit zyrtar triumfoi në Garën Sprint në Çmimin e Madh të Çekisë së zhvilluar në Brno.
Ishte një garë perfekte ajo e zhvilluar nga Bagnaia që e dominoi atë nga fillimi deri në fund teksa diti t’iu rezistojë sulmeve të Ogurës.
Piloti japonez i Aprilias në fund të garës u detyrua të kënaqej me vendin e dytë në këtë garë, ndërkohë që podiumi plotësohet nga piloti tjetër i Ducatit zyrtar, kampionit të botës në fuqi, Marc Marquez që u rendit në vendin e tretë. Piloti katalanas la pas tij Fabio Di Giannantonio në vendin e katërt, me italianin që u pasua nga Jorge Martin në të pestin.
Nuk shkuan mirë gjërat për kryesuesin e kampionatit, Marco Bezzecchi që u rrëzua 2 xhiro nga fundi i Garës Sprint. Edhe pas kësaj Gare Sprint, Bezzecchi vazhdon të jetë në krye të renditjes së përgjithshme me 180 pikë, i ndjekur në vendin e dytë nga Jorge Martin me 165 pikë dhe Fabio Di Giannantonio në të tretin me 144 pikë.
Kampioni në fuqi i botës, Marc Marquez, është në vendin e pestë me 115 pikë.