HomeLajmeHaziri bën thirrje për bashkëpunim politik: Kjo është rruga e vetme për...

Haziri bën thirrje për bashkëpunim politik: Kjo është rruga e vetme për stabilitet në Kosovë

Të ngjajshme

ASK: Mbi 6 mijë hektarë tokë bujqësore mbeten djerrinë në Kosovë gjatë vitit 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet...

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha...

Selvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë Selvija, bashkëshortja...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkëpunim të gjerë partiak dhe institucional, duke theksuar se kjo është e vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën politike dhe për të rikthyer stabilitetin në vend.

Në një reagim publik, Haziri ka vlerësuar se çdo opsion për formimin e institucioneve duhet të fokusohet fillimisht në një agjendë të qartë zhvillimore dhe strategjike për Kosovën, duke lënë në fund ndarjen e përgjegjësive institucionale mes partive politike, transmeton lajmi.net.

“Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kosova ka nevojë urgjente për një agjendë të qartë, veçanërisht në këtë periudhë paszgjedhore, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjeve gjithëpërfshirëse që vendosin në qendër programin zhvillimor dhe objektivat strategjike të shtetit.

Haziri ka shtuar se stabiliteti i brendshëm është kusht për rolin e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon, duke theksuar se ky rol buron drejtpërdrejt nga bashkëpunimi politik brenda vendit.

Në fund të reagimit të tij, ai ka kritikuar polarizimin politik, duke thënë se “një njeri dhe një parti” nuk mund të përbëjnë kauzë të qëndrueshme për shtetin, dhe ka përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Republika, mbi të gjithë!”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën!

Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfashirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund.

Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit.

Kemi premtu që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektu vlerat demokaratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës.

Republika e Kosovës i ‘duron’ zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbetë edhe pa zgjedhje një ditë.

Një njeri dhe një parti është kauzë e humbur me 17 shkurt!

Republika, mbi të gjithë!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz