Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkëpunim partiak dhe institucional, duke vlerësuar se kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer krizën politike dhe për të rikthyer stabilitetin në vend.
Ai theksoi se çdo opsion që synon krijimin e institucioneve duhet të fokusohet fillimisht në programin zhvillimor dhe agjendën strategjike të vendit, transmeton IndeksOnline.
“Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit” shkroi Haziri.
Ky është postimi i plotë i tij:
Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën!
Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfashirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund.
Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit.
Kemi premtu që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektu vlerat demokaratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës.
Republika e Kosovës i ‘duron’ zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbetë edhe pa zgjedhje një ditë.
Një njeri dhe një parti është kauzë e humbur me 17 shkurt!
Republika, mbi të gjithë!