Michael Olise dhe Real Madrid janë kryefjala e kësaj vere.
Kjo pas raportimeve të shumta, ku Florentino Perez e pa atë si “Galacticon” e radhës, termi që përdoret për blerjet e mëdha të “Los Blancos”.
Por kjo u mohua nga vetë klubi madrilen, ku mohojnë se kanë pasur ndonjë kontakt me Bayernin për transferimin e tij.
“Në përgjigje të raportimeve në media të ndryshme në lidhje me një interes të supozuar nga klubi ynë për lojtarin e Bayern Munich, Michael Olise, Real Madrid CF dëshiron të deklarojë se nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me lojtarin e lartpërmendur, përfaqësuesit e tij ose askënd në rrethin e tij. Real Madridi dëshiron gjithashtu të nxjerrë në pah marrëdhënien e shkëlqyer institucionale që mban me Bayern Munich, me të cilin ndan një histori të gjatë respekti, bashkëpunimi dhe admirimi të ndërsjellë, dhe shpreh keqardhje për përhapjen e spekulimeve që nuk korrespondojnë me realitetin”, shkruhet në njoftimin e Realit.
Reali ka pasur deri më tani një merkato të madhe, ku kanë transferuar yje si Marc Cucurella, Bernardo Silva, Ibrahima Konate si dhe pritet zyrtarizimi i Denzel Dumfries./IndeksOnline/