HomeJetëKina kryen transplantin e parë në botë të mëlçisë dhe veshkave të...

Kina kryen transplantin e parë në botë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient

Të ngjajshme

E rëndë në Prizren: Shoferi godet për vdekje një çiklist të moshuar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në...

Xabi Alonso zgjedh shtatë lojtarë të paprekshëm te Chelsea!

Xabi Alonso është duke punuar në qetësi, derisa ende...

KQZ: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 21 QKN, janë procesuar 71.65% e vendvotimeve

Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi...

Anëtarët e rinj të BE-së do të kenë të drejta të kufizuara?!

Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian propozojnë që...

Kirurgët kinezë kanë kryer transplantin e parë të kombinuar në botë të një mëlçie derri të modifikuar nga gjenet dhe dy veshkave të derrit te një pacient, një përparim historik në fushën e ksentransplantimit me zhvillim të shpejtë.

Procedura është kryer te një pacient i vdekur klinikisht në Spitalin e Parë të Bashkuar të Universitetit Mjekësor Guangxi në Kinën Jugore.

Operacioni u drejtua nga profesori Dou Kefeng, një akademik i Akademisë Kineze të Shkencave dhe përfshinte transplantin e njëkohshëm të një mëlçie dhe dy veshkave nga një derr i modifikuar gjenetikisht, raportoi “Xinhua News” e Kinës.

Organet e transplantuara funksionuan për gati pesë ditë pa shenja të refuzimit hiperakut, një nga sfidat më të mëdha në transplantimin e specieve. Kërkuesit shkencorë thanë se mëlçia prodhoi tëmth ndërsa veshkat gjeneruan urinë dhe ruajtën qarkullim stabil të gjakut, duke demonstruar funksion të koordinuar brenda trupit të njeriut.

Sipas “South China Morning Post”, testi u krijua për të vlerësuar nëse organet e shumta të derrit të modifikuara nga gjenet mund të funksionojnë së bashku te një pacient, një hap vendimtar drejt adresimit të mungesës globale të organeve nga dhuruesit.

Derri dhurues i ishte nënshtruar modifikimeve të shumta gjenetike që synonin reduktimin e refuzimit imunitar dhe përmirësimin e përputhshmërisë me marrësit njerëzorë. “Xinhua” raportoi se arritja bazohet në një seri përparimesh kineze të ksentransplantacionit, përfshirë eksperimentet e mëparshme të suksesshme të transplantimit të veshkave dhe mëlçisë së derrit.

Studiuesit thanë se procedura e fundit ofron prova të vlefshme që mbështesin fizibilitetin e ksentransplantimit me shumë organe.

Ndërsa transplanti u krye si një studim shkencor dhe jo një trajtim afatgjatë, ekspertët thonë se ai shënon hap të rëndësishëm drejt përdorimit të ardhshëm klinik të organeve të kafshëve te njerëzit, megjithëse sfidat që përfshijnë mbijetesën afatgjate dhe përputhshmërinë imune ende mbeten.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz