Anëtarët e rinj të BE-së do të kenë të drejta të kufizuara?!
dp

Lexo edhePrishtina rikthen qarkullimin e mëparshëm në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum” pas përfundimit të punimeve

Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian propozojnë që anëtarët e rinj të kenë të drejta më të kufizuara, përfshirë edhe të drejtën e votës.
Kjo thuhet në një dokument jozyrtar, të cilin e kanë nënshkruar Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit.
Këto kufizime, sipas autorëve, do të ishin të përkohshme dhe kalimtare.
Në dokument nënvizohet se zgjerimi nuk shihet më vetëm si një proces teknik i bazuar në merita, por si një investim strategjik në paqen dhe sigurinë e kontinentit, raporton RTK.

Lexo edhePrishtina rikthen qarkullimin e mëparshëm në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum” pas përfundimit të punimeve
Sundimi i ligjit konsiderohet fusha më e rëndësishme. Propozohet parandalimi i prapakthimit në këtë fushë përfshirë automatikisht sanksione financiare, procedura për shkelje ose mekanizma të rinj mbrojtës.
Dokumenti ende trajtohet si jozyrtar dhe jodetyrues, por synon të shërbejë si bazë diskutimi mes shteteve anëtare për të shqyrtuar mundësitë se si mund të ecet përpara me shtetet aspirante për anëtarësim – vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetit Lindor.