“Qielli o kufi”/ Majk paralajmëron albumin e ri

Reperi i njohur, Majk, ka paralajmëruar publikimin e albumit të ri, të titulluar “Qielli o kufi”.
Sipas Majkut, albumi është i ndarë në dy pjesë, transmeton IndeksOnline.
Pjesa e parë përmban 7 këngë, ndërsa pjesa e dytë do të sjellë edhe 8 këngë të tjera, duke kompletuar një projekt me gjithsej 15 këngë
“Titulli “Qielli o Kufi” përcjell mesazhin se me punë, përkushtim dhe besim në ëndrra, nuk ka kufij për atë që mund të arrijmë. Ky album është rezultat i eksperiencës, sfidave dhe sukseseve të grumbulluara gjatë viteve” shkroi ai.

Lexo edheÇka po paralajmërojnë Xuxi e Meda?
Majk thotë se çdo këngë sjell një energji dhe histori të veçantë, duke reflektuar anë të ndryshme të rrugëtimit të tij artistik.
Albumi do të publikohet më 18 qershor./IndeksOnline/















