HomeLajmeE rëndë në Prizren: Shoferi godet për vdekje një çiklist të moshuar

E rëndë në Prizren: Shoferi godet për vdekje një çiklist të moshuar

Të ngjajshme

Si mund t’i ulin minatorët individualë të Bitcoin-it kostot e energjisë elektrike

Energjia elektrike është një nga pak faktorët që minatorët...

PSD-ja s’i mori as dymijë vota, Mollqaj: S’ishte rezultati që pritëm, por s’dorëzohemi

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është adresuar përmes...

Nazifi, transferim i parë i Llapit për sezonin e ri

Llapi ka arritur marrëveshje me futbollistin Zani Nazifi, i...

Zyrtare: Llapi prezanton transferimin e parë

Llapi ka prezantuar zyrtarisht përforcimin më të ri të...

Elvana Gjata uron nënën për ditëlindje me një mesazh emocional

Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata ka ndarë sot...

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Prizren.

Një veturë ka goditur një çiklist 78-vjeçar, i cili ndërroi jetë, raporton IndeksOnline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën”, tha ai.

Shaqiri bëri të ditur se njësitet relevante janë njoftuar për rastin, teksa shoferi i automjetit është ndaluar në stacion policor.

Nga ana tjetër, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Policia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti trafiku” përfundoi Bytyqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz