HomeJetëStafi mjekësor trajnohet mbi komunikimin efektiv dhe dinamikat ekipore në vendin e...

Stafi mjekësor trajnohet mbi komunikimin efektiv dhe dinamikat ekipore në vendin e punës

Të ngjajshme

Reali e zyrtarizon largimin e Arbeloas

Real Madrid edhe zyrtarisht e ka shkarkuar trajnerin e...

Mësohet se kush është 150-milionëshi që e përmendi Perez

Është bërë e ditur se kush është 150 milionëshi...

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë një 86 vjeçar

Një person i moshës 86 vjeçare është gjetur pa...

Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit Apache, nga Irani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar...

KosovaMed Healthcare ishte pjesë e një trajnimi të rëndësishëm psiko-social, lidhur me komunikimin efektiv dhe dinamikat ekipore në vendin e punës.

Psikologia klinike, Greta Imeri, udhëheqi trajnimin e zhvilluar përreth diskutimeve, reflektimeve dhe ushtrimeve praktike, raporton IndeksOnline.

“Në sektorin e shëndetësisë, kujdesi për pacientët fillon me kujdesin për profesionistët që i shërbejnë ata çdo ditë. Prandaj, KosovaMed mbetet e përkushtuar në fuqizimin e stafit të saj përmes edukimit të vazhdueshëm, zhvillimit profesional dhe promovimit të mirëqenies mendore në vendin e punës” thuhet në njoftimin e KosovaMed Healthcare.

Ky është njoftimi i plotë:

Investimi në njerëz është investimi më i vlefshëm për çdo organizatë.

Gjatë kësaj jave, stafi ynë pati mundësinë të marrë pjesë në një trajnim psiko-social të udhëhequr nga psikologia klinike Greta Imeri, me fokus në dinamikat ekipore, burnout-in, reziliencën dhe komunikimin efektiv në vendin e punës.

Përmes diskutimeve interaktive, reflektimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit trajtuan rëndësinë e shëndetit psikologjik në punë, sigurinë psikologjike brenda ekipit, menaxhimin e stresit profesional dhe mënyrat për të ndërtuar reziliencë individuale dhe kolektive.

Në sektorin e shëndetësisë, kujdesi për pacientët fillon me kujdesin për profesionistët që i shërbejnë ata çdo ditë. Prandaj, KosovaMed mbetet e përkushtuar në fuqizimin e stafit të saj përmes edukimit të vazhdueshëm, zhvillimit profesional dhe promovimit të mirëqenies mendore në vendin e punës.

Falënderojmë psikologen Greta Imeri për ndarjen e njohurive dhe përvojës së saj, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre aktiv gjatë këtij trajnimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz