Kampioni i Botës, Argjentina ka njoftuar ka humbur një nga lojtarët e saj për Botërorin 2026.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Marseilles, Leonardo Balerdi i cili ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve me “Albicelesten”.
Balerdi, do të humb gjithashtu dhe miqësoret ndaj Hondurasit dhe Islandës që zhvillohen brenda këtyre ditëve.

Nuk dihet ende se kush do të zë vendin e saj, por pritet një vendim i shpejtë nga selektori, Lionel Scaloni.
Argjentina, e nis rrugëtimin për mbrojtjen e titullit ndaj Algjerisë, që zhvillohet më 17 qershor në “Arrowhead Stadium” të Kansasit./IndeksOnline/