HomeLajmeKQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur...

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës

Të ngjajshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar lidhur me një rast të raportuar në media për vendosjen e një letre me shënime për listën e LVV-së, në ambientet ku ndodhet Konsullata e Kosovës në New York.

Sipas KQZ-së, institucioni është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe zyrtarët po ofrojnë vazhdimisht udhëzimet e nevojshme për zhvillimin e procesit të votimit në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi.

Në sqarimin e dhënë, KQZ bën të ditur se, bazuar në informacionet e marra nga misioni diplomatik, letra me shënime e raportuar nuk ishte vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës në New York.

“Jemi njofuar nga misioni diplomatikse kjo letër me shënime nuk është vendosur në derën e konsullatës së Kosovës në New York, por në derën e zyrës së një organizate tjetër, që poashtu, është në katin e 3 ku është e vendosur konsullata. Pra, këto shënime nuk janë vendosur as para derës hyrëse të konsullatës dhe fotografia e publikuar tregon se letra është në derën e një zyre tjetër, ndërsa në murin afër derës është shigjeta që tregon për konsullatën në drejtimin e kundërt.”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz