HomeLajmeNgjarje e rëndë në Shqipëri, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e...

Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kur premtojmë autostradë, ndërtojmë autostradë, jo vada e ura të vogla

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të...

Fushatë e qetë, por mbi 100 mijë euro u shpenzuan për sponsorizime digjitale

Koalicioni Demokracia në Veprim (DnV) ka prezantuar vlerësimet për...

Argjentina mbetet pa një nga yjet e saj për Botëror

Kampioni i Botës, Argjentina ka njoftuar ka humbur një...

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin, ku një 85-vjeçare dyshohet se është vrarë nga vajza e saj 57-vjeçare V.Sh. Sipas hetimeve, 85 vjeçarja D.Sh ka humbur jetën më 30.04.2026 si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa fillimisht rasti është raportuar si vdekje natyrale dhe nuk është njoftuar Policia.

Nga veprimet hetimore rezulton se autore e dyshuar e ngjarjes është vajza e viktimës, shtetasja V.Sh, 57 vjeçe, e cila jetonte në të njëjtën banesë me të ndjerën dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, shkruan abcnews.al.

Në vijim të hetimeve, Policia e Lezhës ka ndaluar 57-vjeçaren, e dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Si provë materiale është sekuestruar edhe thika, së bashku me prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Gjithashtu, materialet procedurale janë referuar në gjendje të lirë edhe për shtetasen A.Ll me detyrë mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe pa njoftuar organet e rendit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz