HomeLajmeDiplomohen 80 asistentë për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta

Diplomohen 80 asistentë për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta

Të ngjajshme

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kritikuar Lëvizjen...

Lëndohet talenti i Gjermanisë, në dyshim për Kupën e Botës

Talenti i Gjermanisë, Lennart Karl ka pësuar një lëndim...

Çka e pret Kosovën nëse refuzohet projekti i gazsjellësit?

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se Kosovës...

Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Një gjeneratë e re asistentësh të arsimit është diplomuar në kuadër të programeve të Qendrës Profesionale për Gjithëpërfshirje. Të diplomuarit do të angazhohen në mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat e Kosovës. Institucionet vlerësuan se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të arsimit gjithëpërfshirës dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët.

Nën organizimin e Qendrës Profesionale për Gjithëpërfshirje, sot janë diplomuar asistentë që do të punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta.

“Sot e kemi ceremoninë e diplomimit të kohortit të dytë për asistentë të arsimit për nxënësit me nevoja të veçanta. Ky është një kualifikim i cili ofrohet nga Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje dhe partneri ynë OSIE London nga Mbretëria e Bashkuar. Jemi shumë të lumtur që kemi mundur të arrijmë të aftësojmë dhe të diplomojmë një gjeneratë prej 80 asistentësh, në mënyrë që të ofrojnë mbështetje profesionale bazuar në etikë dhe ekspertizë për nxënësit me nevoja të veçanta në Kosovë”, tha Natyra Agani, psikologe.

Ministri në detyrë i Arsimit, Hajrullah Çeku, theksoi rëndësinë që këta profesionistë kanë në sistemin arsimor në vend.

“Është moment i rëndësishëm jo vetëm për ju si tëdiplomuar, por edhe për sistemin arsimor të Republikës së Kosovës, sepse ky është edhe një hap konkret drejt forcimit të arsimit gjithëpërfshirës dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët”, tha Hajrullah Çeku, ministër në detyrë i Arsimit.

Programet e Qendrës Profesionale për Gjithëpërfshirje përbëjnë kualifikime ndërkombëtare, të validuara dhe të akredituara nga institucione të autorizuara të Mbretërisë së Bashkuar./RTK/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz