HomeLajmeZKA publikoi edhe 14 raporte të auditimit, përfshihet Presidenca, ZKM-ja, ZRRE-ja e...

ZKA publikoi edhe 14 raporte të auditimit, përfshihet Presidenca, ZKM-ja, ZRRE-ja e Kuvendi

Të ngjajshme

Oda Amerikane: Qeveria e re e Kosovës të kalojë nga planet në veprime për LNG-në

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) po avokon që...

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

Ushqimi i pasigurt vazhdon të jetë një nga kërcënimet...

Kalendari i plotë i Serie A për sezonin 2026/27

Serie A sot ka hedhur shortin për sezonin e...

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet një proces i bazuar...

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi edhe 14 raporte të auditimit, prej tyre 12 institucione të nivelit qendror si dhe dy të nivelit lokal/komuna. Për shtatë prej këtyre institucioneve ZKA ka dhënë opinion të auditimit të kualifikuar, ndërsa për shtatë të tjera opinion të pamodifikuar.  

Opinion të kualifikuar kanë Zyra e Rregullatorit për Energji, Zyra e Kryeministrit, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Komuna e Malishevës si dhe Komuna e Suharekës.

Ndërsa opinion të pamodifikuar kanë Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Zyra e Presidentit, Kuvendi i Republikës së Kosovës si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.  

ZKA ka vlerësuar gjithashtu edhe pajtueshmërinë e aktiviteteve/operacioneve të këtyre organizatave buxhetore me kornizën ligjore në fuqi dhe sipas rezultatit të  auditimit, pesë prej këtyre institucioneve konkluzionin e pajtueshmërisë e kanë të kualifikuar si: Zyra e Rregullatorit për Energji, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Komuna e Malishevës si dhe Komuna e Suharekës. Ndërsa nëntë institucione kanë konkluzion të pajtueshmërisë të pamodifikuar si: Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zyra e Kryeministrit, Zyra e Presidentit, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Ministria e Ekonomisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.  

Për këto 14 raporte të auditimit ZKA ka dhënë 75 rekomandime zbatimi i së cilave i kontribuon përmirësimit të proceseve, menaxhimit më të mirë të financave publike dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.  

Për më shumë informata gjeni tabelën përmbledhëse me opinionet, konkluzionet dhe rekomandimet për raportet e lartë përmendura: https://shortlink.uk/1r0cW

Si dhe raportet e publikuara i gjeni këtu: https://shortlink.uk/1wqpw

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz