E ngritën në detyrë njeriun me aktakuzë për “Rezervat Shtetërore” – Kusari-Lila refuzon t’i përgjigjet pyetjes së gazetarit të lajmi.net
dp

Lexo edheRama në Zvërnec: Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën, do të duhet të presin shumë më tepër

Gjatë një deklarimi për media, gazetari i Lajmi.net kërkoi sqarime nga ministrja për ndryshimin e pozitës së Lipovicës dhe emërimin e tij në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, raporton lajmi.net
Megjithëse ia dha fjalën gazetarit për ta parashtruar pyetjen, Kusari-Lila nuk ofroi përgjigje për çështjen e ngritur.
Lipovica ishte arrestuar në vitin 2023 në kuadër të hetimeve për rastin “Rezervat Shtetërore”, ndërsa më pas ishte liruar për t’u mbrojtur në liri. Pavarësisht aktakuzës, Qeveria e Kosovës më 26 mars të këtij viti e emëroi atë drejtor të përgjithshëm të Akreditimit në MINT.
Ministrja Rozeta Hajdari atë kohë para kabinetit qeveritar dha arsyetimin e propozimit së Lipovicës për drejtor të Akreditimit në MINT.

Lexo edheRama në Zvërnec: Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën, do të duhet të presin shumë më tepër
“Akreditimi si një proces me rëndësi të lartë për ekonominë vërteton cilësinë dhe besueshmërinë e institucioneve dhe bizneseve, pasi që përmes këtij procesi vlerësohet përputhshmëria e produkteve dhe të proceseve e shërbimeve me standarde ndërkombëtare e vendore duke garantuar kështu që ato të ofrojnë nivel të lartë të cilësisë…”, tha ajo./Lajmi.net/