Vetëm dy ditë pas përurimit të projektit të ujitjes së tokave bujqësore në Lupç të Podujevë – janë raportuar probleme në funksionimin e tij, duke ngritur pikëpyetje për efektivitetin e investimit mbi 9 milionë euro.
Projekti u inaugurua nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministri Armend Muja, të cilët e kishin cilësuar si një investim të rëndësishëm për bujqësinë dhe ujitjen e tokave në zonë, raporton lajmi.net
Megjithatë, sipas banorëve sistemi i ujitjes nuk ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme, menjëherë pas ceremonisë së përurimit dhe thonë se ky projekt u lëshua ende pa përfunduar shkaku i zgjedhjeve dhe për vota./Lajmi.net/