HomeLajmeSot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës...

Sot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës “Arbën Xhaferi”

Të ngjajshme

Viktima në aksidentin në Vushtrri ishte futbollisti i njohur kosovar

Mbrëmë pak pas mesnate ka ndodhur një aksident në...

Arrestohet një grua në Graçanicë, keqtrajtoi fëmijët e saj të mitur

Një grua është arrestuar në fshatin Uglar të Graçanicës,...

Durim Halilaj falënderon qytetarët para zgjedhjeve: Shpresoj të takohemi te 110-ta

Kandidati për deputet nga Aleanca, Durim Halilaj, ka falënderuar...

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot në kuadër të Garës Ndërkombëtare të Çiklizmit, do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të Autostradës “Arbën Xhaferi” nga hyrja/dalja në Lipjan në drejtim të Hanit të Elezit, deri në hyrjen-daljen në Bibaj.

Sipas njoftimit, koha e kufizimit fillon nga ora 13:00 deri në përfundim të garës e cila mbaron në ora 17:00.

“Gjatë kësaj periudhe, automjetet që qarkullojnë në drejtim të Hanit të Elezit do të orientohen të dalin nga autostrada në hyrje-daljen Lipjan dhe të vazhdojnë qarkullimin përmes rrugës nacionale Prishtinë – Hani

i Elezit. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, si dhe rekomandon respektimin e sinjalizimit të përkohshëm dhe udhëzimeve të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz