HomeLajmeArrestohet një grua në Graçanicë, keqtrajtoi fëmijët e saj të mitur

Arrestohet një grua në Graçanicë, keqtrajtoi fëmijët e saj të mitur

Të ngjajshme

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate...

DnV: Procesi i votimit nis me kohë dhe pa probleme

Sot, qytetarët e Kosovës po ushtrojnë të drejtën e...

Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë

Ramush Haradinaj, ka votuar sot në Gllogjan, i shoqëruar...

Sot votohet në Kosovë, Armeni dhe Peru

Kosova voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të...

Një grua është arrestuar në fshatin Uglar të Graçanicës, nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, e dyshuara iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Fëmijëve të mitur u është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa gjatë trajtimit ka qenë i pranishëm edhe një punonjës social.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“BRAKTISJE E FËMIJËVE – Uglar, Graqanicë / 05.06.2026 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara f/k nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur. Të njëjtës i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. Fëmijëve iu ka dhënë ndihma mjekësore në prani të një punonjësi social. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz