HomeRegjionaleDrenasTragjedia në Shëngjin: Mërgim Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen e dy të...

Tragjedia në Shëngjin: Mërgim Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen e dy të rinjve nga Drenica, njëri nga Rezalla e tjetri nga Gllobari

Të ngjajshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka shprehur dhimbjen e tij të thellë pas humbjes tragjike të jetës së dy të rinjve nga Drenica, të cilët humbën jetën në Shëngjin të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Leonit Aliun (21 vjeç) nga Rezalla dhe Jetmir Binakun (20 vjeç) nga Gllobari, vdekja e të cilëve ka tronditur familjet, miqtë dhe mbarë opinionin.
Në reagimin e tij, Lushtaku theksoi se ky rast i rëndë prek të gjithë qytetarët, ndërsa dhimbja për humbjen e dy jetëve të reja është e papërshkrueshme.
“Dy jetë të reja, plot shpresë, ëndrra dhe plane për të ardhmen, u ndërprenë tragjikisht, duke lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar ai.
Lushtaku u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Aliu dhe Binaku, duke lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Ngjarja tragjike në Shëngjin ka ngjallur pikëllim të madh në Drenicë dhe më gjerë, ndërsa mesazhe ngushëllimi po vijnë nga personalitete dhe qytetarë të shumtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz