HomeLajmeEmmanuel Macron zbarkon në Mal të Zi për samitin BE-Ballkan Perëndimor

Emmanuel Macron zbarkon në Mal të Zi për samitin BE-Ballkan Perëndimor

Të ngjajshme

Manaj viziton ”Onix” në Banjë, ja premtimi i tij

Kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 7...

Albin Kurti mban tubim zgjedhor në Drenas

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po mban tubimin...

Bajqinovci e Maqedonci vizitojnë kompaninë Interex

Kandidati i VV-së për deputet Mefail Bajqinovci së bashku...

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka arritur në Mal të Zi ku nesër do të jetë pjesë e samitit BE-Ballkan Perëndimor.

Shefi i shtetit francez është pritur në aeroport nga kryeministri malazez Jakov Milatoviq.

“Në Mal të Zi për të hapur një kapitull të ri miqësie dhe një të ardhmeje evropiane. Franca do të jetë atje, besnike ndaj miqve të saj dhe Evropës”, shkruan Macron në X.

Nga ana tjetër, kryeministri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq e ka vlerësuar si tejet të rëndësishme vizitën, transmeton Klankosova.tv

“Kjo është një vizitë me rëndësi të madhe politike dhe simbolike dhe përfaqëson një konfirmim të miqësisë midis Malit të Zi dhe Francës, por edhe mbështetje për rrugën evropiane të vendit tonë.

Mali i Zi ka një detyrë për të përfunduar punën. Institucionet duhet të jenë të forta, reformat konkrete dhe qytetarët duhet të ndiejnë se e ardhmja evropiane nuk është një mesazh i largët politik, por një rrugë drejt një shteti më të rregullt, të drejtë dhe të fortë”, shkroi ai në X.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz