HomeLajmeVrasja e efektivit në Maliq, policia: Autori ishte fshehur në një stan,...

Vrasja e efektivit në Maliq, policia: Autori ishte fshehur në një stan, i bënë thirrje të dorëzohej, por…

Të ngjajshme

BIK-u jep detaje për kthimin e haxhilerëve në Kosovë

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhilerët kosovarë,...

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) dhe CEO Shpk kanë...

Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performancën spektakolare!

Katy Perry është konfirmuar zyrtarisht si një nga artistet...

Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën një efektiv i forcave Shqiponja dhe u plagos një tjetër ka reaguar edhe policia.

Në njoftimin e policisë sqarohet se autori Violand Braçellari ishte fshehur në një stan, në zonën e Lozhanit, shkruan topchannel.

Policia i ka kërkuar të dorëzohet, pasi ishte person me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim, por autori nuk iu bind urdhrit të policisë.

Më pas ai ka hapur zjarr ndaj efektivëve, duke i marr jetën Enea Mekollit dhe duke plagosur efektivin tjetër Edison Adri.

Korçë/Informacion paraprak

Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie,  nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë  shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.

Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz