Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillim të Kupës së Botës, eventi më i madh i futbollit.
Disa rekorde mund të thyhen në Botërorin që do të mbahet në tri shtete, Kanada, SHBA dhe Meksikë, shkruan Indeksonline
Ndoshta rekordi më i vlefshëm, është ai i golave të shënuar në një event të tillë.

Miroslav Klose, ish-sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë mban rekordin me më së shumti gola të shënuara deri tani në Kupë Bote, plot 16-të.
Por, ky rekord mund të thyhet nga dy futbollistë.
Nga Lionel Messi dhe nga Kylian Mbappe.

Ylli argjentinas ka 13 gola të shënuara, kurse Mbappe 12 gola.
Kujtojmë se ndeshja e parë e Kupës së Botës zhvillohet të enjtën më 11 qershor, mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut./Indeksonline/