HomeLajmeQytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici

Të ngjajshme

Një veprim shembullor qytetar është regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku një telefon mobil dhe një portofol i humbur janë kthyer tek pronarja falë ndershmërisë së një familjeje.

Sipas Policisë, më 3 qershor 2026 ankuesja kishte raportuar se kishte humbur telefonin mobil dhe portofolin në rrugën “Kolashini” në Mitrovicë të Veriut. Në portofol ndodhej edhe një shumë parash.

Më vonë, rreth orës 18:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.R., i cili ka njoftuar se telefoni dhe portofoli ishin gjetur nga babai i tij. Ai kishte udhëzuar të birin që sendet e gjetura t’i dorëzonte në polici.

Pas procedurave të verifikimit, zyrtarët policorë kanë bërë kthimin e telefonit, portofolit dhe parave tek pronarja e tyre.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin E.R. dhe familjen e tij për veprimin e përgjegjshëm dhe shembullor, duke vlerësuar se bashkëpunimi dhe ndershmëria e qytetarëve kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe forcimin e besimit në komunitet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz