HomeLajmeTragjedi në Turqi, ish-polici vret djalin pas një sherri për para

Tragjedi në Turqi, ish-polici vret djalin pas një sherri për para

Të ngjajshme

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) dhe CEO Shpk kanë...

Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performancën spektakolare!

Katy Perry është konfirmuar zyrtarisht si një nga artistet...

Hailey shton një tatuazh të ri, çfarë kuptimi ka?

Hailey Bieber ka shtuar një tjetër tatuazh të vogël,...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Adanës në Turqi, ku një oficer policie në pension dyshohet se ka vrarë djalin e tij.

Sipas mediave turke, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në lagjen Gültepe të rrethit Sarıçam. Faruk Kayhan (52), ish-oficer policie, u përfshi në një debat me djalin e tij, Ahmet Kaan Kayhan (23), i cili dyshohej se kishte varësi nga droga.

Raportohet se konflikti shpërtheu pasi babai refuzoi t’i jepte para të birit. Gjatë përplasjes, Ahmet Kaan Kayhan dyshohet se e sulmoi të atin me thikë. Në këto rrethana, Faruk Kayhan nxori armën dhe qëlloi disa herë ndaj djalit të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas incidentit, 52-vjeçari telefonoi vetë policinë dhe qëndroi pranë trupit të të birit deri në mbërritjen e autoriteteve. Momente nga ngjarja u filmuan nga kalimtarë të rastit me telefonat e tyre celularë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipe të policisë dhe të urgjencës mjekësore, të cilat konstatuan vdekjen e 23-vjeçarit. Më pas, trupi i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Adana për procedurat e mëtejshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz