HomeLajmePas njoftimit të BIA-s, Podgorica thotë se qëndrimi në Mal të Zi...

Pas njoftimit të BIA-s, Podgorica thotë se qëndrimi në Mal të Zi është i sigurt

Të ngjajshme

“BIG” Shaqa i nis pushimet në Shqipëri

 Xherdan Shaqiri ka filluar pushimet në bregdetin shqiptar. Në një...

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici

Një veprim shembullor qytetar është regjistruar në Mitrovicën e...

Zhduket një femër në Vushtrri

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Vushtrri. E njëjta...

Si një anëtar i përgjegjshëm dhe i besueshëm i NATO-s, Mali i Zi u garanton të gjithë mysafirëve të tij një qëndrim të sigurt, të mbrojtur dhe të këndshëm, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi.

Ky reagim i publikuar në X vjen pasi Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) njoftoi se “zyrtarisht” e ka këshilluar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mos shkojë në Mal të Zi, për shkak të, siç tha agjencia, “veprimit armiqësor të shërbimeve të huaja dhe klaneve kriminale” në atë shtet.

BIA gjithashtu deklaroi se, sipas të dhënave të saj operative, në Mal të Zi ndodhet lideri i klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer.

Vuçiq ishte planifikuar që të merrte pjesë në një samit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tivat të Malit të Zi.

“Në prag të Samitit në Tivat, do të bëjmë gjithçka që miqtë, aleatët dhe partnerët tanë të priten në nivelin më të lartë dhe të sigurojmë organizimin e suksesshëm dhe dinjitoz të këtij ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare për ne”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

“Prioritet i yni mbetet që asnjë rrethanë dytësore të mos e errësojë suksesin e samitit dhe objektivat e përbashkëta që ai promovon”.

Njoftimet vijnë pasi nga Mali i Zi u dëbuan 87 burra, të cilët të njëjtën ditë kishin mbërritur me fluturim çarter nga Beogradi, me arsyetimin se përbënin “rrezik për sigurinë”, ndërsa mediat malazeze e përshkruan këtë grup si “sigurimi joformal i Vuçiqit”.

Radio Evropa e Lirë gjeti se në mesin e tyre kishte edhe mbështetës të Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit, si dhe persona të akuzuar për sulme ndaj protestuesve antiqeveritarë.

Policia malazeze nga ky grup që shkoi nga Serbia ka sekuestruar gjithashtu një baner të madh me mbishkrimin “Serbia fiton”, të cilin SNS-ja e përdor në mitingjet e saj, por që është vendosur edhe në shumë bilborde në Serbi.

Radoje Zvicer, i cili konsiderohet si një nga liderët e klanit të Kavaçit, gjendet në listën e 50 të kërkuarve më të rrezikshëm në Evropë. Zviceri, i cili më 2020 u plagos rëndë në Kiev, ka humbur çdo gjurmë.

Vuçiq, në mes të majit, pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit, Vesellin Milliq, nën dyshime se kishte fshehur vrasjen e një burri që mediat e lidhin me një grup kriminal në Beograd, bëri një sërë akuzash ndaj Malit të Zi.

“Na e vranë gjysmën e shtetit tonë. Nuk janë fshatrat Shkalari dhe Kavaçi pranë Beogradit, por ju na e keni importuar këtë të keqe këtu”, është shprehur Vuçiq.

Klanet Kavaç dhe Shkalar janë me prejardhje nga zona e Kotorrit. Në përleshjet mes këtyre dy grupeve të organizuara kriminale, konflikti i të cilave vazhdon që nga viti 2014, kur u zhduk një ngarkesë kokaine në Valencia, në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe shteteve të tjera janë vrarë më shumë se 70 persona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz