Na ndan dhe një ditë nga finalja e Kupës së Kosovës.
Dy skuadrat, Dukagjini dhe Ferizaji po luftojnë për një vend në garat evropiane.
Para finales ish-trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi bëri një status ku motivoi ish-skuadrën e tij para finales së madhe.
“Finalen nuk e luan vetëm një ekip. Finalen luan një ide, një rrugëtim, një krenari që u ndërtua me sakrificë, djersë dhe besim. KF Dukagjini nuk është rastësi. Është karakter, është zemër, është familje. Finalet nuk fitohen vetëm me këmbë…fitohen me guxim, disiplinë dhe shpirt luftëtari. Dilni në fushë dhe luani për stemën, për qytetin, për njerëzit që besuan kur askush nuk besonte.Historia i kujton vetëm ata që patën zemër të madhe në momentet e mëdha.Jam tepër krenar që punova me juve Luanat e vërtet!”, ishin fjalët e Munishit.
Kujtojmë se finalja luhet nesër në “Fadil Vokrri”, në orën 20:00./IndeksOnline/