BallinaLajmeKurti: Zgjedhjet e reja nuk ishin të nevojshme, opozita po e ngadalëson...

Kurti: Zgjedhjet e reja nuk ishin të nevojshme, opozita po e ngadalëson procesin politik

Të ngjajshme

Simone Inzaghi pritet të largohet nga Al-Hilali, pas vetëm një sezoni

Simone Inzaghi pritet të largohet nga Al-Hilali pas vetëm...

“Po i them Albin Kurtit lem rehat o vlla”, Sami Lushtaku në Pressing pas akuzave të Kurtit: Janë kamerat

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, pas deklaratve të kryeministrit...

Të shtëna aktive në Qendrën Islamike në San Diegos, policia në vend të ngjarjes

Policia e San Diegos është duke iu përgjigjur raportimeve...

Cakolli: Gazetaria politike nuk duhet të jetë rehati për pushtetin

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar...

Në një intervistë  në “Interaktiv”, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë të domosdoshme dhe se, sipas tij, ka një lloj konsensusi se vendi nuk kishte nevojë për to.

“Nuk mund ta dimë me siguri, por besoj se po. Nuk kishim nevojë për këto zgjedhje. Paradoksalisht ka konsensus që të gjithë pajtohen se s’kanë qenë të nevojshme”, është shprehur Kurti.

Ai ka kritikuar edhe bllokadën politike, duke thënë se ekziston një “entitet i konsoliduar politik” që, sipas tij, përbëhet nga blloku opozitar kundër qeverisë së Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Kurtit, ky bllok opozitar po përdor mjete kushtetuese dhe procedurale për të penguar zhvillimin normal dhe për të mos lejuar ecjen përpara me ritmin e duhur të proceseve politike në vend. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz