BallinaSportEnzo Maresca do të jetë pasardhësi i Guardiolës te City

Enzo Maresca do të jetë pasardhësi i Guardiolës te City

Të ngjajshme

Të shtëna aktive në Qendrën Islamike në San Diegos, policia në vend të ngjarjes

Policia e San Diegos është duke iu përgjigjur raportimeve...

Cakolli: Gazetaria politike nuk duhet të jetë rehati për pushtetin

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar...

KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Zëvendës Komandanti i misionit të NATO-s KFOR, Brigadier Gjeneral...

Enzo Maresca tashmë ka arritur marrëveshje për të pasuar Pep Guardiolën si trajner i Manchester Cityt, sipas “talkSPORT”.

Edhe pse burime brenda klubit theksojnë se Guardiola ka ende një vit kontratë, raportohet se City po përgatitet për largimin e tij këtë verë, pas dhjetë vitesh të mbushura me trofe në “Etihad”.

Largimin e Guardiolës nga City e ka raportuar edhe “Daily Mail”, por po ashtu edhe gazetari i “The Athletic”, David Ornstein – që njihet si më i sakti në raportimet e tij.

Maresca u largua nga Chelsea në janar dhe tani duket se është gati të marrë drejtimin e Cityt, pasi më parë kishte punuar si trajner në klub përpara se të niste karrierën e tij si trajner kryesor.

Trajneri italian nuk u largua nga Chelsea duke e ditur se posti te Manchester City ishte i garantuar.

Sipas “talkSPORT”, ai nuk e kishte marrëveshjen deri në pauzën ndërkombëtare të marsit.

Guardiola u largua nga një intervistë me “talkSPORT” kur u pyet nëse do të rikthehej sezonin e ardhshëm për të mbrojtur FA Cup, të cilën e fitoi për herë të tretë pas triumfit ndaj Chelseat të shtunën.

Ai gjithashtu ndërpreu një intervistë me “TNT Sports” kur u pyet për të ardhmen e tij pas finales.

Tani gjithçka duket se po shkon drejt largimit të tij këtë javë, me ish-asistentin e tij të gatshëm për ta zëvendësuar.

Guardiola mori drejtimin e Manchester Cityt në vitin 2016, duke pasuar Manuel Pellegrinin pas periudhave të suksesshme te Barcelona dhe Bayern Munichu.

Gjatë kohës së tij në klub, ai fitoi 20 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Premierligës dhe tripletën historike.

Në mesin e trofeve të tij janë edhe tre FA Cup, pesë Carabao Cup dhe Liga e Kampionëve.

Spanjolli konsiderohet si një nga trajnerët që ka ndikuar më shumë në futbollin anglez gjatë dekadës së fundit.

Kur u pyet fundjavën e kaluar nëse periudha e tij te City përfaqëson madhështinë, ai u përgjigj: “Po, sigurisht, 20 trofe në 10 vite nuk janë keq”.

“Ata e dinë që nuk duhet të presin deri sa të largohem për të kuptuar sa e bukur ka qenë kjo periudhë. 20 trofe – nuk është keq, sinqerisht”, shtoi ai.

Maresca tani pritet të rikthehet në Manchester për të marrë vendin e ish-shefit të tij në pankinën e “Etihad Stadium”.

Ai iu bashkua fillimisht Manchester Cityt në vitin 2020 si trajner i skuadrës së zhvillimit dhe fitoi titullin e Premier League 2.

Pas një periudhe te Parma në Itali, ai u rikthye në vitin 2022 në stafin e Guardiolës, duke zëvendësuar Juanma Lillon.

Ndikimi i tij ishte aq i madh sa Leicester City e emëroi trajner një vit më vonë.

Me Leicesterin ai fitoi Championshipin dhe e riktheu klubin menjëherë në Premierligë.

Më pas Chelsea e emëroi pasues të Mauricio Pochettinos.

Ai qëndroi në krye të londinezëve deri në janar të këtij viti, duke fituar Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2025.

Megjithatë, Maresca u largua pas tensioneve me drejtuesit e klubit dhe që atëherë kishte mbetur pa ekip.

Tani Manchester City është gati t’i japë atij rikthimin në Premierligë si pasues i Guardiolës.

Pep Guardiola ndërkohë mbetet një nga trajnerët më legjendarë në historinë e futbollit.

Ai nisi karrierën si trajner te Barcelona, ku fitoi tre tituj të La Ligës dhe dy Liga të Kampionëve nga viti 2008 deri më 2012.

Më pas kaloi te Bayern Munichu, ku fitoi tre Bundesliga radhazi, përpara se të ndërtonte një epokë historike te Manchester City.

Tripleta e vitit 2023 pritet të mbetet një nga kulmet më të mëdha të karrierës së tij legjendare./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz