BallinaLajmePlagoset polici shqiptar, i dyshuari ia mori armën gjatë shoqërimit në stacion

Plagoset polici shqiptar, i dyshuari ia mori armën gjatë shoqërimit në stacion

Të ngjajshme

“Po i them Albin Kurtit lem rehat o vlla”, Sami Lushtaku në Pressing pas akuzave të Kurtit: Janë kamerat

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, pas deklaratve të kryeministrit...

Të shtëna aktive në Qendrën Islamike në San Diegos, policia në vend të ngjarjes

Policia e San Diegos është duke iu përgjigjur raportimeve...

Cakolli: Gazetaria politike nuk duhet të jetë rehati për pushtetin

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar...

KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Zëvendës Komandanti i misionit të NATO-s KFOR, Brigadier Gjeneral...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të fshatit Kutalli, në bashkinë Dimal, ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur me armën e tij të shërbimit nga një person i shoqëruar nga policia.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për 45-vjeçarin Zamir Skënderi, person me precedentë të mëparshëm penalë dhe i cili ishte konfliktuar mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier dhe më pas ishte shoqëruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Mësohet se Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier i kishte kërkuar Komisariatit të Policisë Kuçovë të dërgonte një patrullë për marrjen dhe transportimin e tij.

Gjatë kthimit, në aksin nacional Fier-Dimal, pranë daljes së fshatit Kutalli, 45-vjeçari, i cili ndodhej në ulësen e pasme të automjetit të policisë së bashku me efektivin 20-vjeçar, Arsen Toska, ka arritur t’ia marrë armën e shërbimit policit dhe ta qëllojë atë në kofshë.

Pas incidentit, i dyshuari ka tentuar të largohet, por është arrestuar nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në automjet.

Ndërkohë, polici i plagosur është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie nga Drejtorisë Vendore e Policisë në Berat, si edhe inspektorë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./A2Cnn

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz