BallinaLajmeUran Ismaili mëngjes e çaj në Skënderaj, në shtëpinë e Sami Lushtakut

Uran Ismaili mëngjes e çaj në Skënderaj, në shtëpinë e Sami Lushtakut

Të ngjajshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, publikoi foto nga vizita e tij në Skenderaj tek kryetari i komunës Sami Lushtaku.

Vizita vjen pas zhvillimeve të ditëve të fundit në Skënderaj, ku u shënua një prani e shtuar e forcave policore. Ai përgëzoi qytetarët e Skenderajit për organizimin e qetë dhe bashkepunimin e shkëlqyer me institucionet e rendit.

Përmes një mesazhi publik, Ismaili ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti për përpjekje për të nxitur dhunë dhe destabilizim në këtë rajon.

“Ngjarjet e ditëve të fundit patën në cak qytetin e Skenderajit, duke dërguar forca të shumta policore. Jam i lumtur që organizimi qytetar dhe bashkëpunimi me institucionet e pamundësuan skenarin e Albin Kurtit për dhunë.” theksoi Ismaili.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz