BallinaLajmeXhemaili: Ardian Gjini është modeli i qeverisjes që i duhet Kosovës

Xhemaili: Ardian Gjini është modeli i qeverisjes që i duhet Kosovës

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Kroacia kosovari i kërkuar nga INTERPOL

Shtetasi kosovar I.E. është ekstraduar nga Kroacia për në...

Hamza mbledh kandidatët për deputetë të PDK-së

Bedri Hamza ka mbledhur kandidatët për deputetë nga radhët...

KFOR zhvillon stërvitje intensive ushtarake në Pejë

Ekipet e ushtarëve nga vende të ndryshme brenda Komandës...

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, është shprehur rreth kandidaturës së Ardian Gjinit për Kryeministër, duke vlerësuar atë si një model të dëshmuar të menaxhimit dhe qeverisjes për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Xhemaili ka deklaruar se vendit i duhet një qasje tjetër politike, me më shumë fokus te problemet reale të qytetarëve dhe më pak polarizim e debate të panevojshme.

Sipas tij, Ardian Gjini ka dëshmuar aftësi menaxheriale si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, duke krijuar besim se Aleanca ka kapacitetet dhe ekipin për të sjellë ndryshimin në qeverisjen e ardhshme.

“Gjatë viteve të fundit, të gjithë kemi parë se si skena politike në Kosovë është ngarkuar me fyerje e debate, derisa problemet reale të familjeve tona kanë mbetur në hije. Kosovës sot i duhet një model tjetër. I besoj Ardian Gjinit sepse është një menaxher i dëshmuar”, ka theksuar Xhemaili.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se do të jetë pjesë e garës zgjedhore të 7 qershorit në listën e Aleancës, duke theksuar se angazhimi i tij do të jetë në funksion të realizimit të programit politik të AAK-së dhe mbështetjes për kandidatin për Kryeministër, Ardian Gjini.

Xhemaili ka paralajmëruar takime me qytetarë në të gjitha komunat e Kosovës, ku, sipas tij, do të prezantohen planet konkrete të Aleancës për zhvillimin e vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz