Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 16 maj 2026.
Sipas vendimit të MINT-it të datës 4 maj 2026, çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Sipas njoftimit, nafta (dizel) do të shitet maksimumi me 1.61 euro për litër, benzina me 1.52 euro për litër, gazi me 0.76 euro për litër.
Nga ministria bëhet e ditur se qytetarët mund të parashtrojnë ankesa për shkelje të mundshme të çmimeve në adresën elektronike [email protected] ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.