BallinaLajmeLDK sot pritet ti drejtohet Policisë së Kosovës për “sulmet kibernetike”

LDK sot pritet ti drejtohet Policisë së Kosovës për “sulmet kibernetike”

Të ngjajshme

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton opinionin publik se sulmet e koordinuara digjitale ndaj profileve zyrtare të Kandidatit të LDK-së për Kryeministër kanë vazhduar edhe sonte.

Përmes rrjeteve të profileve të rreme, ndërhyrjeve të automatizuara dhe aktivitetit të sinkronizuar manipulativ, që ngjajnë brenda pak minutash, po tentohet të krijohet artificialisht perceptimi publik dhe të ndërtohet paraprakisht infrastruktura propagandistike për një fushatë të ardhshme të atakimit dhe diskreditimit politik.

LDK vlerëson se kemi të bëjmë me një formë të organizuar të ndërhyrjes hibride në komunikimin publik dhe procesin demokratik në vend.

Për këtë arsye, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta adresojë sërish këtë çështje nesër në mëngjes në Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse, duke kërkuar trajtim serioz, profesional dhe urgjent të këtij aktiviteti të rrezikshëm.

Kosova nuk guxon të lejojë që debati demokratik të zëvendësohet me manipulim digjital, propagandë anonime dhe sulme të organizuara ndaj komunikimit politik të lirë.

Asgjë, megjithatë, nuk do ta ndalë komunikimin tonë me qytetarët e Republikës. As profilet e rreme. As propaganda. As frika nga bashkimi që po ndodh në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz